KRYEFAQJA » LAJME » Vëzhguesit ndërkombëtare, deri në fund të Vettingut
https://www.youtube.com/edit?video_id=9HnYoDv-58c&video_referrer=watch

Vëzhguesit ndërkombëtare, deri në fund të Vettingut

Vëzhguesit ndërkombëtare afatgjatë dhe afatshkurtër janë siguresa se proçesi i kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri do të jetë i plotë dhe me efekte të dukshme. Sipas përcaktimeve që janë bërë në Kushtetutë pas krijimit të organeve të reja vetingut, Operacioni ndërkombëtar solli në Shqipëri vëzhguesit e tij, të cilët janë njerëz me aftësi të larta profesionale në fushën e të drejtës. Detyra e tyre është të monitorojnë kryerjen aktuale të procesit të vettingut, përmes një operacioni afatgjatë, që sipas dokumenteve zyrtare do të zgjasë derisa gjithë trupa e gjyqësorit në Shqipëri t’i nënshtrohen vlerësimi transitor të kualifikimit. Kushtetuta ka përcaktuar edhe kohëzgjatjen e qëndrimit të ONM në vendin tonë, që lidhet me përfundimin e plotë të kontrollit të pasurisë, biografisë profesionale dhe lidhjeve shoqërore të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për këtë qëllim disa ditë më parë organet e reja të Vettingut publikuan edhe formularin e denoncimit, ku ftohen qytetarët të japin kontributin e tyre me fakte, dokumente, foto apo prova të qënësishme që lidhen me performancën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të republikës së Shqipërisë.

Sicred