KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Vëzhgim: Konsumatorëve të naftës nuk u tregohet origjina e saj!
Konfindustria i kërkon qeverisë: Përgjysmo taksën e qarkullimit!

Vëzhgim: Konsumatorëve të naftës nuk u tregohet origjina e saj!

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave lajmëroi në fund të dymujorit se kishte arkëtuar 340 milionë lekë më shumë se periudha respektive e vitit të kaluar. Shuma e arkëtuar kishte të bënte me rritjen e prodhimit vendas të energjise elektrike dhe të naftës.
Dogana raportoi gjithashtu se importet e karburanteve shënuan rënie në muajin janar-shkurt 2017 kur u importuan rreth 46 mijë tonë karburante, kur në periudhën respektive të një vit më parë ishin importuar 70 mijë tonë, me një rënie 35 për qind. Po e njëjta gjendje, sikurse raportojnë importuesit kryesorë të karburanteve, paraqitet edhe në muajin mars.
Ministria e Financave deklaroi se do të ketë rritje të të ardhurave me 6 pikë përqindje ne muajin mars. Nga vjen rritja? Përsëri nga energjia dhe nafta.
Burimet nga tregu vënia në funksion e rafinerisë së përpunimit të naftës, ARMO ka përmbushur rreth 40 për qind të kërkesës vendase për naftë. Gjithnjë sipas tyre vetëm një importues rezulton të ketë importuar naftë, ndërsa operatorët e tjerë janë furnizuar në tregun e brendshëm.
Po ku shitet nafta vendase? Pse konsumatori nuk e sheh gjëkundi naftën e Ballshit?
Ligji saktëson se “Stacionet që furnizohen ekskluzivisht nga një shoqëri tregtimi me shumicë, janë të detyruara të mbajnë markën e saj tregtare. Këto stacione, për ekspozimin e markës se shoqërisë se tregtimit me shumicë dhe për informimin e konsumatoreve, janë të detyruara të vendosin tabela të dukshme e të dallueshme qartë nga distanca. Deri në përfundim të afatit të marrëveshjes tregtare të bashkëpunimit ekskluziv, përkatës, këtyre stacioneve u ndalohet të furnizohen me karburante të shoqërive të tjera të tregtimit me shumicë, qofte drejtpërdrejt ose tërthoras, specifikon ligji. Në treg nuk gjen asnjë tabele që të lexojë “naftë Ballshi”, apo “naftë vendi”. Ky nen i ligjit nuk zbatohet prej kohësh. Konsumatorët po blejnë një produkt në treg, origjinën e të cilit nuk e dinë.

Sicred