KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vetëvritet drejtuesi i emisionit që shfaqej në CNN

Vetëvritet drejtuesi i emisionit që shfaqej në CNN

Adhurues nga e gjithë bota kanë reaguar me dhimbje ndaj lajmit të ndarjes nga jeta të personazhit të njohur televiziv amerikan, Anthony Bourdain. 61-vjeçari Bordain kuzhinier i famshëm, ishte drejtuesi i emisionit që shfaqet në rrjetin televiziv CNN “Parts Unknown”, fokusuar tek ushqimi, udhëtimet dhe zhvillimet social-politike në pjesë të ndryshme të botës. Ai u gjet i vetëvarur në një dhomë hoteli në Francë, në Strasburg, ku ndodhej për të kryer xhirime për një nga episodet e radhës së emisionit të tij. Shikuesit e vlerësonin prekjen njerëzore të emisioneve të tij.

Kjo është vetëvrasja e dytë brenda një javë e një personazhi tejet popullor në SHBA. Vdekja e Anthony Bourdain vjen vetëm tre ditë pasi stilistja amerikane Kate Spade, e cila ndërtoi një perandori të modës me markën e saj, u gjet gjithashtu e vetëvarur në apartamentin e saj në Nju Jorku.

 

Sicred