KRYEFAQJA » LAJME » “Vettingu” vazhdon me shpejtësi
Vetingu, në dyshim e ardhmja e gjyqtarit të Gërdecit

“Vettingu” vazhdon me shpejtësi

Anëtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj dhe prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Dritan Prençi kanë dalë të martën para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të kaluar edhe ata në sitën e Vettingut.
Gjyqtari Edmond Islamaj, është gjendur përballë trupës gjykuese të përbërë nga Suela Zhegu, Pamela Qirko dhe Genta Tafa (Bungo).
Relatorja ka informuar se sipas ILDKPI-së, Islamaj ka qenë i saktë në deklarimet e tij të pasurisë si dhe i justifikon ato me burimet e të ardhurave të tij, teksa është vlerësuar edhe për aftësinë profesionale. Gjyqtari Islamaj ka deklaruar në pronësi të tij një apartament, nja garazh dhe një dyqan në Durrës, tokë arë në Kavajë, llogari bankare e depozita të gjithë në vlera të justifikueshme nga burimet e tij të pasurisë. Nga ana tjetër, pronat e bashkëjetueses së tij janë përfituar prej babait të saj.
Ndaj Islamajt janë bërë 6 denoncime nga qytetarët, të cilët nuk kanë patur prova e fakte.
1 orë e 30 minuta më pas, para trupës gjykuese të përbërë prej Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu do të dilte prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Dritan Prenci. I njohur si një prej prokurorëve të cështjes ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, edhe Prenci do të rezultonte i saktë në deklarimet e tij të pasurisë dhe në ushtrimin e profesionit. Pasuria e tij e deklaruar: një apartament i blerë në 2008-ën dhe një makinë, janë të justifikuara nga burimet e pasurisë.
Vendimet për të dy subjektet do të jepen në datën 7 Qershor.
Por ajo që pritet si një prej seancave më interesante do të zhvillohet në datën 8 Qershor, kur para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të dalë kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja dhe pas tij Gani Dizdari. Ai do të dalë para trupës gjykuese të kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, dhe anëtar Roland Ilia dhe Xhensila Pine. Deri tani nga Gjykata Kushtetuese janë rrëzuar tre gjyqtarë, Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha, ndërsa Besnik Imeraj ka dhënë dorëheqjen. Prej Kushtetueses e vetmja që ka kaluar me sukses vetingun është Vitore Tusha.

Sicred