KRYEFAQJA » LAJME » Vettingu, Vasili i shkruan sërish Calaverës
Vettingu, Vasili i shkruan sërish Calaverës

Vettingu, Vasili i shkruan sërish Calaverës

Edhe pas sqarimeve të drejtueses së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz-Calavera, lidhur me misionin e bordit të OMN, ministri i drejtësisë, Petrit Vasili ka kërkuar sqarime të mëtejshme. Në një tjetër letër drejtuar zonjës Calavera, ai kërkon sqaime të tjera rreth funksionimit të bordit të OMN. Më parë zonja Calavera kishte sqaruar se bordi i OMN “… ka natyrë thjesht administrative. Detyrat e tij mund të krahasohen me ato të Njësisë së Menaxhimit të projektit me qëllim lehtësimin e punës së përbashkët të Komisionit Evropian dhe qeverisë amerikane, nën kryesinë time” shkruante ajo. Por zoti Vasili ka paraqitur disa edhe disa kërkesa të tjera, reflektimi ndaj tyre sipas tij, “do të ishin hapa të metejshem ne respektimin e ligjshmërisë, që rregullon procesin e vetting-ut, duke e bërë atë sa më solid dhe të pa atakueshëm”. Komunikimi mes zonjës Calavera dhe zotit Vasili i është dërguar edhe Presidentit Bujar Nishani, kreut të Kuvendit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit të SHBA, Donald Lu.

Sicred