KRYEFAQJA » LAJME » “Vettingu”, të hënën një tjetër gjykatës kushtetues në shqyrtim
“Vettingu”, të hënën një tjetër gjykatës kushtetues në shqyrtim

“Vettingu”, të hënën një tjetër gjykatës kushtetues në shqyrtim

Të hënën përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të dalë Gjyqtari Kushtetues Fatmir Hoxha. Pasuria e tij dhe biografia personale e profesionale është hetuar gjatë 6 muajve të fundit nga trupa gjykuese e përbërë prej Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj.
Seanca gjyqesore që do të nisi në orën 11 paradite para Komisionit të Kualifikimit pritet të hedhë dritë mbi të gjithë jetën e zotit Fatmir Hoxha. Ai u zgjodh anëtar në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2011 dhe është gjyqtari i katërt që do të dalë nesër para komsioneve të vettingut.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka mbetur me 4 anëtarë dhe kjo është hera e parë që ky institucion është jashtë mundësive për të marrë vendime. Nga komisionet e “Vettingut” janë shkarkuar gjyqtarët kushtetues Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj ndërsa është dërguar në prokurori Besnik Imeraj. Në detyrë është konfirmuar vetëm gjyqtarja Vitore Tusha e cila është edhe anëtare zëvëndësuese e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sicred