KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Vettingu”, shpallen aplikimet për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Presidenti Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

“Vettingu”, shpallen aplikimet për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Presidenca njoftoi të premten se fton të gjithë aplikantët me profile profesionale juridike dhe financiare të aplikojnë, për të qenë pjesë e këshilltarëve në strukturat mbështetëse të një prej institucioneve të “Vettingut”. Bëhet fjalë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili kërkon sipas vendimit të votuar në Kuvend pak ditë më parë, 12 këshilltarë ligjore dhe 4 këshilltarë ekonomikë.
Aplikimet do të pranohen nga data 23 Tetor deri në datën 27 tetor dhe bashkë me këtë njoftim, presidenca ka shpallur edhe kriteret e dokumentet që të interesuarit duhet të dorëzojnë. Sipas njoftimit të Presidencës aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e tyre pranë zyrave të reja të Institucioneve të Vettingut, vendosur në rrugën e Kavajës.

Sicred