KRYEFAQJA » LAJME » Vettingu, shkarkohet Ndreca, anëtari i parë i Gjykatës së Lartë
Vettingu, shkarkohet Ndreca, anëtari i parë i Gjykatës së Lartë

Vettingu, shkarkohet Ndreca, anëtari i parë i Gjykatës së Lartë

Shkarkohet Tom Ndreca, anëtari i parë i Gjykatës së Lartë që provon shijen e hidhur të “Vettingut” . Ndreca u shkarkua katër ditë pas seancës dëgjimore ku rezultoi se gjyqtari kishte fshehur deklarimin e plotë të burimit financiar të një pjese të të ardhurave te tij. Sipas hetimit të trupës gjykuese, rezulton se gjyqtari kishte fshehur aktin e shitjes së një automjeti nga një i afërm i tij rrethit të ngushtë familjar, veprime këto që e bënë të pamundur kalimin e procesit të rivlerësimit nga gjyqtari i lartë. Tom Ndreca nuk ishte në seancën e dhënies së vendimit dhe u përfaqësua vetëm nga avokatja e tij. Trupa gjykuese përbëhej nga Brunilda Bekteshi si kryesuese, Firdes Shuli relatore e çështjes dhe Roland Ilia.

Sicred