KRYEFAQJA » LAJME » Vettingu, prokurori Luan Kaloci rezulton me deklarim të rremë pasurie

Vettingu, prokurori Luan Kaloci rezulton me deklarim të rremë pasurie

Prokuror i Prokurorisë së Apelit Tiranë, Luan Kaloci, edhe si pjesë e listës së kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, është vënë përballë trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të parë nëse përmbush tre kriteret e vlerësimit për të kaluar vettingun. Kaloci ka qenë vetë i pranishëm në seancë, përballë trupës gjykuese të përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja i shoqëruar njëkohësisht edhe nga avokati i tij, Ardian Visha. Por sipas raportit të ILDKPI-së, Kaloci rezulton se ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarime të rreme. Deri në fund të vitit 2017, Kaloci ka deklaruar dy apartamente, një dyqan, një garazh si dhe kursime cash 4.5 milionë lekë. Sipas KPK-së, mospërputhje ka për të ardhurat me të cilat janë blerë dy apartamentet, por edhe dyqani të cilin Kaloci e ka deklaruar fillimisht si të blerë me të ardhura nga bastet sportive e më pas si të blerë me të ardhurat nga shitja e një apartamenti në Elbasan, dhe nuk e ka regjistruar në hipotekë. Prokurori i Apelit ka bërë deklarime të ndryshme në ILDKPI dhe në formularët e vettingut, qoftë për sipërfaqen e këtyre pronave, si edhe burimin e të ardhurave me të cilat janë blerë. Gjithashtu ai nuk ka deklaruar 5 mijë dollarë në vitin 2007, dhe 20 mijë euro të bashkëshortes.

Sicred