KRYEFAQJA » LAJME » Vettingu për të dorëhequrit nga drejtësia, Alibeaj: Mazhoranca refuzoi kërkesën e PD-së

Vettingu për të dorëhequrit nga drejtësia, Alibeaj: Mazhoranca refuzoi kërkesën e PD-së

Dorëheqja nga sistemi i drejtësisë nuk duhet të ishte forma e shpëtimit nga Vettingu. Për deputetin demokrat Enkelejd Alibeaj në konceptin e Partisë Demokratike, krahas ligjore Vettingu është edhe një proçes me impakt në publik, ndaj ai duhej të funksiononte edhe për ata që zgjedhin largimin nga sistemi i drejtësisë. Por mazhoranca sipas Alibeajt ka refuzuar propozimin ligjor të opozites në funksion të këtij qëllimi, bërë menjëherë pas miratimit me konsensus teë ndryshimeve kushtetuese. “Mazhoranca miratoi e vetme ligjin e vettingut. Sot ka shumë hapësira dhe vakume që mund të përmirësohen” argumenton Alibeaj, qoftë edhe rastin e vazhdimit të vettingut për të dorëhequrit. Alibeaj e ka risjellë në vëmendje të këshillit të legjislacionit pak ditë më parë këtë propozim, por përgjigja ka qënë e njëjtë me atë të dy viteve më parë nga shumica. “Sot kemi një situatë, ku ish Kryeprokurorit Llalla dhe Familjes së tij, i ndalohet hyrja në SHBA. Falë miratimit të njëanshëm të ligjit të vettingut nga shumica dhe duke refuzuar kërkesën e opozites, Llalla nuk i nënshtrohet vettingut pasi me dëshirën e tij u largua nga sistemi i drejtësisë. Por edhe pasardhësja e tij Marku”, shton Alibeaj nuk i është nënshtruar proçesit të vettingut. Alibeaj thekson se koha po i jep të drejtë shqetësimit të së djathtës për kapje të sistemit të drejtësisë nga shumica, ku krahas zgjedhjes në thyerje të kushtetutes të Kryeprokurores së re të përkohshme,edhe anëtarët e propozuar për KLGJ dhe KLP , janë riciklim i disa prej emrave të së ashtuquajtures drejtësi në sistemin e diktatures. Ku në tryezë hidhen këto emra, shanset për të arritur kompromis me të djathtën janë zero thekson Alibeaj. Alibeaj thekson se është domosdoshmëri kthimi i kushtetuesshmërisë në vend duke garantuar se opozita do të këmbëngule në përmbushje të këtij misioni jetik për vendin.

Sicred