KRYEFAQJA » LAJME » Vettingu ndërpret kontrollin ndaj Llallës

Vettingu ndërpret kontrollin ndaj Llallës

Vetëm gjashtë ditë pasi njoftoi se tërhiqej përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, Adriatik Llalla mëson se ndaj tij ndërpritet edhe kontrolli i Vettingut. Një trupë me tre gjyqtarë, në përbërje të komisionit të hetimit të pasurisë dhe figures, njoftoi se pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, Adriatik Llalla, vendosi të ndërpresë edhe proçesin e rivlerësimit ndaj tij. Sipas ligjit dosja e Adriatik Llalles ku përfshihet edhe hetimi i deritanishëm i pasurisë ndaj tij, do të arkivohet dhe i mbetet organeve të Vettingut të zbardhin proçedurat më tej. Pas dorëheqjes nga drejtësia zoti Llalla ishte kryelajmi i kësaj jave edhe për një tjetër arsye. Dy ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi ish-prokurorit të Përgjithshëm dhe familjes së tij hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Vendimi që mban firmën e Sekretarit Amerikan të Shtetit u bë i ditur si masë e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish-zyrtarit shqiptar në raste të korrupsionit. Rreth një vit më parë, në shkurt të vitit 2017 u njoftua se një grupi prokurorësh e gjyqtarësh mes të cilëve edhe zotit Llalla Adriatik Llalla iu refuzua edhe dhënia e vizës amerikane.

Sicred