KRYEFAQJA » LAJME » Vettingu, kreu i Gjykatës së Lartë rezulton me të dhëna kontradiktore në financa

Vettingu, kreu i Gjykatës së Lartë rezulton me të dhëna kontradiktore në financa

Të premten pas mesditës para Komisionit të Kualifikimit doli kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Gjyqtar karriere, ai është titullari i dytë pas kreut të Gjykatës Kushtetutese që i nënshtrohet “Vettingut”.
Kryegjyqtari u paraqit vetë para komisionit fillestar të vettingut dhe nuk shoqërohej nga avokat si në raste të tjera.
Ajo çfarë ra në sy nga skedat e pasurisë së gjyqtarit ishte niveli i lartë i të ardhurave dhe pasurive të paluajtshme që zotëron ai dhe familja e tij. Nga relacioni paraprak u mësua se deklarimet e pasurive të zotit Zaganjori janë të sakta, por ajo çfarë mund të krijojë probleme për të është justifikimi i burimit të këtyre pasurive.
Sipas hetimit administrativ rezulton se një disa prona të paluajtshme në pronësi të familjes së gjyqtarit nuk janë deklaruar në vlerën reale dhe për to rezultojnë të dhëna kontradiktore. Gjyqtari është pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 293 metra katrorë në Tiranë për të cilin ka kontradikta në vlerën reale monetare të deklaruar. Po kështu është bashkëpronar me bashkeshorten për një apartament tjetër në Durrës, për një dyqan i deklaruar fillimisht me destinacion tjetër. Gjyqtari ka deklaruar se të ardhurat e tij vijnë nga pagat, nga aktiviteti privat i të shoqes si notere, nga aktiviteti akademik, nga pagesat si lektor jashtë Shqipërie dhe nga ekspertiza e dhënë në projekte të ndryshme. Përpara se të zgjidhej në krye të Gjykatës së Lartë, zoti Xhezair Zaganjori ishte anetar me mandat të plotë në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa më herët ka shërbyer edhe në trupin diplomatik të vendit. Vendimi do të jepet në 24 Korrik.

Sicred