KRYEFAQJA » LAJME » “Vettingu”, KPK konfirmon gjyqtaren e Kurbinit
Katër muaj vetting, anën e errët të sistemit të drejtësisë

“Vettingu”, KPK konfirmon gjyqtaren e Kurbinit

Gjyqtarja e Kurbinit Marçela Shehu kaloi të hënën me sukses kontrollin e pasurisë dhe figurës së saj. Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e konfirmoi në detyrë gjyqtaren, e cila gëzon të drejtën të vijojë karrierën në gjyqësor. Zonja Marçela Shehu është kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe kalimi me sukses i “Vettingut” është një kusht i domosdoshëm që ajo të pretendojë detyrën si anëtare në qeverinë e ardhshme të gjyqesorit.
Gjyqtarja Marçela Shehu ka mbaruar shkollën e Magjistraturës dhe sipas hetimit gjashtë mujor të pasurisë dhe figurës së saj, rezultoi se nuk kishte pasuri të pajustifikuara ose fshehje të ardhurash. Shehu është kandidatja e dyte për Këshillin e Lartë Gjyqësor, pas Manjola Xhaxhos që kalon me sukses hetimin e komisionit fillestar të Vettingut.

Sicred