KRYEFAQJA » LAJME » Vettingu i gjyqtarëve, në sitë gjykatësja kushtetuese Altina Xhoxhaj
Vetingu, ikën edhe Xhoxhaj

Vettingu i gjyqtarëve, në sitë gjykatësja kushtetuese Altina Xhoxhaj

Altina Xhoxhaj, është gjyqtarja e tretë nga Gjykata Kushtetuese që do të kalojë në sitën e vettingut. Seanca ndaj saj do të zhvillohet ditën e henë. Sipas njoftimit zyrtar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, trupa gjykuese për Xhoxhajn do të kryesohet nga Brunilda Bekteshi dhe anëtar Etleda Çiftja dhe Genta Bungo. Fatos Lulo ka qenë gjyqtari i parë që është rivlerësuar nga KPK, por që u shkarkua për shkak të mos justifikimit të pasurive. Vitore Tusha arriti të kalojë vetingun, duke dalë një figurë e pastër me deklarim të rregullt të pasurisë. Ndërkaq, të premten është parashikuar të jepet vendimi për prokuroren e parë në vetting Besa Nikëhasani.

Sicred