KRYEFAQJA » LAJME » Vettingu, Calavera përshëndet fillimin e seancave dëgjimore

Vettingu, Calavera përshëndet fillimin e seancave dëgjimore

Fillimi i seancave dëgjimore pëer vetingun është një sinjal për kredite pozitive në çështjen e çeljes së negociatave. Ndërsa e ka trajtuar si një përmbushje të mjaftueshme për një rekomandim pa kushte për Shqipërinë procesin e vetingut, raporteri Knut Flekenshtajn ka deklaruar se vendit duhet t’i jepet ajo që i është premtuar.
Por vlerësimet për këtë proces kanë ardhur edhe nga zërat e drejtpërdrejtë ndërkombëtarë në Tiranë duke nisur nga drejtuesja e operacionit ndërkombëtar të monitorimit Genoveva Ruiz Calavera. Përshëndetja e nisjes së këtij procesi duke ia adresuar atë reformës në drejtësi është sinjali i qartë i raportimit dhe i notës europiane në raportin e progresit që do të shpallet në pak ditë.
Në të njëjtën vëmendje dhe tone edhe ambasadori austriak në Tiranë vlerëson se reforma po ecën dhe do prodhojë rezultate pozitive, duke provuar në të njëjtën kohë edhe reporterin Flekenshtajn që i citoi opinionet e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Tiranë si mbështetëse për arritjet e kërkuara nga BE.
Fillimi i dëgjesave për vetingun është shprehur edhe si një nga pritjet qëndrore të raportuesve në parlamentin gjerman që do të duhet ta votojnë vendimin e Gjermanisë në rast rekomandimi të Komisionit Europian për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Procesi që është sa voluminoz, aq i padukshëm për popullsinë, i ka termat e vet të veprimit. Tani që një rekomandimi nuk duket të jetë më një rebus i kushtëzuar, nuk është i përjashtuar gjithësesi nga vula e fundit e vendeve anëtare, por përkundrejt të cilave, kemi përgjigje, ka siguruar në vizitën e fundit ligjvënësi gjerman në parlamentin europian Flekenshtajn.

Sicred