KRYEFAQJA » LAJME » Vetingu vazhdon me shpejtësi në Gjykatën Kushtetuese
“Vettingu”, të hënën një tjetër gjykatës kushtetues në shqyrtim

Vetingu vazhdon me shpejtësi në Gjykatën Kushtetuese

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetutese po kontrollohen me prioritet nga komisionet e Vettingut sepse kështu është përcaktuar në paketën themelore të Reformës në Drejtësi. Pas Vitore Tushes që e kaloi me sukses kontrollin, pas Fatos Lulos që u shkarkua, pas Altina Xhoxhajt që ende pret vendimin e komisionit për pastërtinë e pasurisë së saj, pas Besnik Imerajt që u dorehoq nga sistemi, është rradha e një tjetër gjyqtari kushtetues të provoje fatin para drejtësisë. Fatmir Hoxha i zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2011, do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të hënën, në datën 7 Maj. Pas katër ditesh ai do të duhet të provoje nësë pasuritë dhe biografia e tij profesionale është e kualifikuar sa duhet, për të kaluar Vettingun.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese përbëhet nga minimumi historik në kuorimin e saj, për shkak të furtunës që shkaktoi Reforma në Drejtësi. Gjykata ka 5 anëtarë, por nëse Altina Xhoxhaj nuk e kalon Vettingun, atëhere Kushtetuesja do të mbetet me 4 anëtarë, çfarë do të thotë se ky segment i gjyqësorit humbet aftësinë për të marrë vendime. Trupa gjykuese që do të vendosë për fatin e gjyqtarit Fatmir Hoxha, të cilit vitin tjetër i mbaron mandati si gjyqtar përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj.

Sicred