KRYEFAQJA » LAJME » Vetingu, sezoni i ri nis me shkarkimin e një prokurori
Vetingu, sezoni i ri nis me shkarkimin e një prokurori

Vetingu, sezoni i ri nis me shkarkimin e një prokurori

Sezoni i ri i vetingut ka nisur me një tjetër shkarkim. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Apelit të Durrësit Bujar Hoti. Sipas këtij komisioni nga hetimet rezulton se Bujar Hoti ka probleme me pasurinë. Por prokurori dhe avokati, i tij kanë pretenduar se pasuria e tij eshte e justifikuar duke kërkuar konfirmimi ne detyre. Në një rast të rrallë gjatë procesit të vetingut, përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Teo Jacobs, ka replikuar me prokurorin Hoti. Ai tha se prokurori, po përpiqej i shiste nje skenar panelit të KPK-së.
Avokati i Hotit, Julian Mërtiri tha se vendimin e KPK do të ankimohej.

Sicred