KRYEFAQJA » LAJME » Vetingu në politikë, Delegacioni i Komisionit të Venecias nisi konsultimet me forcat politike

Vetingu në politikë, Delegacioni i Komisionit të Venecias nisi konsultimet me forcat politike

Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias nisën takimet me forcat politike shqiptare për nismën e opozitës për vettingun në politikë. Përfaqësuesit e opozitës të cilët e kanë kushtëzuar kthimin e normalitetit politik në vend, me aprovimin e kësaj nisme nga parlamenti, e konsiderojnë atë krejtesisht të aplikueshme, për sa kohë po zbatohet në sistemin e drejtësisë.

Për shumicen, intepretimi i Komisionit të Venecias ka rëndësi të veçantë, në kushtet kur opozita e ka shpallur vettingun në politikë si kauzë të fortë politike. Por, duket se shumica nuk e sheh koherente qëndrimin e opozitës, për pritshmërinë që ka nga komisioni i Venecias.

Vettingu në politikë që kërkon ndryshime kushtetuese, u inicua nga opozita. Nisma i’u dërgua Komisionit të Venecias nga shumica. Për opozitën kjo lëvizje e mazhorancës u konsideruar si përpjekje për të shtyrë në kohë këtë proces, për sa kohë sipas opozitës, për Çështjen e Vettingut, Venecia është shprehur edhe më herët, në kohën që i’u kërkua interpretimi ligjorë për Vettingun në Drejtësi. Raporterët e Venecias për 2 ditë në Tiranë, do të takohen me përfaqësuesit e të gjitha forcave politike, ndërkohë që vendimin përfundimtarë komisioni Venecias pritet t’a japë në mesin e muajit dhjetor.

Sicred