KRYEFAQJA » LAJME » Vetingu, largohet edhe një tjetër gjykatës kushtetues
"Vettingu", qershori sjell seanca të shumta

Vetingu, largohet edhe një tjetër gjykatës kushtetues

KPK ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, pasi nuk mundi të justifikonte një pjesë të pasurisë së tij. Shkarkimi i tij duket se u paralajmëruar gjatë seancës së kaluar, kur avokati i gjyqtarit tha se pasuria e tij është tërësisht e justifikuar, ndërsa solli si argument faktin se një pjesë e saj kishte ardhur nga dhuratat nga dasma e tij në vitin 2002, çka ka ngjallur ilaritet. Gjyqtarit Fatmir Hoxha i duhej edhe një vit të përfundonte mandatin në këtë detyre, pasi ishte zgjedhur në Kushtetuese në qershor të vitit 2011. Gjatë karrierës së tij Fatmir Hoxha ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Pukës, në gjykatën e Apelit Shkodër dhe në gjykatën e Apelit të Tiranës.
Pas Fatos Lulos, Altina Xhoxhajt, dhe Besnik Ymerajt që dha dorëheqje, Fatmir Hoxha është gjyqtari i tretë i Gjykatës Kushtetuese i shkarkuar. Gjykata tanimë është jashtë funskionit dhe do te duhen muaj per te plotesuar vakancat e saj. Para komisioneve te Vettingut pritet te dale se shpejti edhe kryetari i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja dhe anetari Gani Dizdari.

Sicred