KRYEFAQJA » LAJME » Vetingu, konfirmohet në detyrë Zaganjori, kreu i Gjykatës së Lartë
ONM vazhdon ankimimet

Vetingu, konfirmohet në detyrë Zaganjori, kreu i Gjykatës së Lartë

Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori është konfirmuar të martën në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Kjo u bë e ditur nga kryetari i trupës Olsi Komici ku anëtarë ishin Roland Ilia dhe Pamela Qirko. Pas seancës dëgjimore të 20 korrikut, pati dyshime se zoti Zaganjori nuk do të mund ta kalonte veting. Kjo pasi në skedat e pasurisë së gjyqtarit ra në sy niveli i lartë i të ardhurave dhe pasurive të paluajtshme që zotëron ai dhe familja e tij, si dhe pati dyshime për burimet e këtyre pasurive. Por zoti Zaganjori ka deklaruar se të ardhurat e tij vijnë nga pagat, nga aktiviteti privat i të shoqes si notere, nga aktiviteti akademik, nga pagesat si lektor jashtë Shqipërie dhe nga ekspertiza e dhënë në projekte të ndryshme. Përpara se të zgjidhej në krye të Gjykatës së Lartë, zoti Xhezair Zaganjori ishte anëtar me mandat të plotë në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa më herët ka shërbyer edhe në trupin diplomatik të vendit. Konfirmimi i tij në detyrë vjen pasi disa kolegë në Gjykatën e Lartë nuk kanë mundur ta kalojnë procesin e vetingut.

Sicred