KRYEFAQJA » LAJME » Vetingu, konfirmohet kundërshtari i Llallës
Vetingu, konfirmohet kundërshtari i Llallës

Vetingu, konfirmohet kundërshtari i Llallës

Prokurori i Apelit në Shkodër, Arben Dollapaj, ka kaluar me sukses procesin e Vettingut. Dollapaj ishte pjesë e listës prioritare të kontrollit për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Sipas raportit të ILDKPKI-së prokurori Dollapaj ka pasuri të justifikuar dhe s’ka fshehje të pasurisë. Kjo u konfirmua edhe nga hetimi i thelluar i KPK-së.
Kujtojmë që prokurori Dollapaj u transferua në Shkodër në kohën që në krye të organit të akuzës ishte Adriarik Llalla, me të cilin pati përplasje. Pas transferimit, nuk munguan akuzat ndaj Lallës, duke e konsideruar si hakmarrje personale për shkak të qëndrimeve kundërshtuese.
Prokurori Arben Dollapaj ka pasur në shqyrtim disa nga çështjet më të rëndësishme, si “Banda e Lushnjes”, “Gërdeci” ku kërkoi rrëzimin e vendimeve të Shkallës së Parë dhe burgosjen e të pandehurve.

Sicred