KRYEFAQJA » LAJME » Vetingu i drejtësisë, largohet prokurorja e parë

Vetingu i drejtësisë, largohet prokurorja e parë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokuroren e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani, pasi sipas tij nuk e ka justifikuar pasurinë. Relatorja e çështjes, Genta Bungo, tha se Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Verifikimit të Pasurive (ILDKPI), kishte vlerësuar se prokurorja nuk kishte probleme me deklarimin e pasurisë. Por një hetim i thelluar i KPK-së  kishte arritur në përfundimin se prokurorja e Shkodrës nuk justifikonte burimin e ligjshëm të blerjes së dy apartamenteve në Tiranë dhe një në Lezhë, dy garazheve në Tiranë dhe një automjeti. Vendimin e KPK prokurorja e ka duartrokitur në mënyrë ironike, ndërsa jashtë sallës ka qenë e revoltuar. “Ju siguroj nuk e kam shkelur ligjin në jetën time. Nuk e di cfarë prokurorësh duhen?! Jam përkushtur punës duke i lënë fëmijët të rriten vetë. Jam e pastër! Nuk kemi një llogari kursimi! Vetëm blej! Paguaj! Nuk kemi një lloj llogarie kursimi! Nuk është e drejtë! ” tha ajo para gazetarëve, duke shtuar se do të ankohej ligjërisht.
Besa Nikëhasani ishte prokurorja e parë që u thirr në seancë degjimore nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit. Ajo është ndërkohë edhe zyrtarja e tretë e drejtësisë që është shkarkuar nga detyra. Më parë kanë qenë gjyqtarët Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjeva që janë larguar nga detyra, por po presin zhvillimin e procesit të ankimimit.

Sicred