KRYEFAQJA » LAJME » Vetingu, gjyqtarja Tusha kalon me sukses verifikimin e pasurisë
Tusha kalon me sukses kontrollin e vettingut

Vetingu, gjyqtarja Tusha kalon me sukses verifikimin e pasurisë

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, ka kaluar me sukses verifikimin e pasurisë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Gjyqtarja Tusha ka qenë vetë e pranishme në seancë përballë trupës gjykuese të përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj dhe Xhensila Pine, ndërsa në seancë ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i ONM-së, Teo Jacobs.
Relatorja bëri të ditur se sipas ILDKPI-së, deklarata e pasurisë së Tushes është e saktë dhe e justifikuar, duke bërë që gjyqtarja të kalojë me sukses provën e parë, atë për burimin e pasurisë.
Sakaq asaj i janë drejtuar edhe disa pyetje teorike dhe juridike si dhe lidhur me Konventën Evropiane, barazinë para ligjit apo kufizimin e lirisë.
Vendimi për anëtaren e Kushtetueses, Vitore Tusha, do të jepet të enjten në orën 9.00.
Vetëm pak javë më parë, KPK vendosi të shkarkohet nga detyra anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, pasi nuk justifikonte pasurinë.

Sicred