KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Vetëvrasësi” shkon në Korçë

“Vetëvrasësi” shkon në Korçë

“Vetëvrasësi”, tragjikomedia që bëri bashkë aktorët e Teatrit Kombëtar dhe trupës së aktorëve të Korçës u mirëprit me duartokitje nga një publik i gjerë në teatrit “Andon Zako Çajupi” të qytetit. Tragjikomedia që mban emrin e autorit të njohur rus Nikolai Erdman u ngjit në skenë me regji të Suljeman Rushitit. “Kjo shfaqje ka shumë mesazhe, në sipërfaqe dhe të drejtëpërdrejta. Ajo është jeta e plotë e një individi, dhe ne e gjejmë shpesh veten duke e parë atë” thotë regjisori.
Neritan Licaj në rolin kryesor të Simonit, shprehet se u ndje mjaft mirë dhe i plotësuar me personazhin, as me tepër që vjen si një realitet për çdo vend në kohën e sotme. “Çdo lloj realiteti dhe jo vetëm realiteti rus, por dhe ai shqiptar, ju e patë sa pika të përbashkëta ka dramaturgjia me hallet tona të përditshme. Kjo është edhe arsyeja që regjisori e ka kthyer me emra shqiptarë” thotë Liçaj.
Bashkëpunimi mes aktorëve nga Tirana me aktorët korçare u arrit me sukses falë profesionalizmit të tyre thotë aktorja korçare Zamira Kita.
Bashkëprodhimi i Teatrit Kombëtar me Teatrin e Korçës nuk do të jetë i vetmi bashkëpunim me teatrot e rretheve kanë bërë të ditur me herët drejtues të Teatrit Kombëtar.

Sicred