KRYEFAQJA » LAJME » Vetëm 22.5 përqind e grekëve e pranojnë emrin Maqedoni

Vetëm 22.5 përqind e grekëve e pranojnë emrin Maqedoni

Emri i ri i Maqedonisë duket se ka ndarë në opinione të ndryshme qyetarët e Greqisë. Vetëm 22,5% e grekëve pranojnë emër të përbërë, ndërsa shtatë persona në 10, thënë ndryshe 71,5%, duan zgjidhje pa termin ”Maqedoni”, sipas një sondazhi të mendimit publik, i kryer nga Universiteti i Selanikut dhe fondacioni ELIAMEP, botuar sot nga gazeta greke “Kathimerini”. Të dielën u mbajt një protestë në Athinë kundër vendoses së emrit Maqedoni për shtetin fqinj të tyre. Në të u tha se morën pjesë 1.5 milionë qytetarë grekë dhe të diasporës. Në vitin 2016, së njëjtës pyetje përqindja e atyre që nuk e pranonin termin ”Maqedoni” ishte 57%, ndërsa për emër të përbërë ishin 38% e të anketuarve. “Kur një çështje paraqitet në mënyrë intensive në dialogun publik, mendimi publik fiton një pozitë jofleksibël”, thotë profesori i këtij universitetit, Nikos Maranxidhis. Pyetjes se në favor të kujt janë përpjekjet e NATO-s, BE-së, Gjermanisë, SHBA-së, Rusisë dhe OKB-së, përgjigjet e të anketuarve janë ose në favor të të dy vendeve ose në favor të Maqedonisë.

Sicred