KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vetëm 169 sportistë rusë marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore
Vetëm 169 sportistë rusë marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore

Vetëm 169 sportistë rusë marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore

Zyrtarët olimpikë rusë, kanë deklaruar se janë 169 sportistë rusë janë miratuar për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018”, nën një flamur neutral. “Për momentin, së bashku me federatat kombëtare dhe ndërkombëtare, është miratuar edhe një aplikim nga OAR-ja (Shkurtimi zyrtar për “Atletët Olimpikë nga Rusia”), – ka deklaruar presidenti i Komitetit Olimpik të Rusisë, Stanisllav Pozdnjakov, duke folur në një konferencë për shtyp. “169 sportistë, por, për fat të keq, sportistët kryesorë nuk janë përfshirë”, – shtoi ai. Në dhjetor, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, (IOC), bëri të ditur se sportistët e pastër rusë do të lejoheshin të konkurronin në Kore të Jugut nën një flamur neutral dhe do të njiheshin vetëm si “Atletët Olimpikë nga Rusia”. Ndërsa ditët e fundit, Ministri Rus i Sporteve, Pavel Kolobkov, theksoi se marrja pjesë në këto Lojëra do të jetë një vendim personal i çdo sportisti. “169, kjo është lista zyrtare dhe sportistët do të vendosin vetë nëse do të udhëtojnë apo jo drejt Koresë së Jugut. Por kjo është lista përfundimtare”, – u tha Kolobkovi gazetarëve. Ai shtoi madje se Rusia mund të organizojë veprimtari alternative sportive për sportistët rusë të cilëve u është ndaluar pjesëmarrja në “Pjongçeng 2018”. “Ne do të organizojmë gara të tjera në Rusi me sportistë të huaj për të gjithë ata që nuk u lejuan të marrin pjesë në këto Lojëra Olimpike”, – u cituar Kolobkov nga agjencitë vendase të lajmeve. Javën e shkuar, IOC-ja bëri të ditur se numri i sportistëve rusë që kualifikoheshin për në Olimpiadën e këtij viti ishte zvogëluar nga 500 në 389, por duket se ky numër është zvogëluar edhe më tepër. Sikundër çdo veprimtari madhore sportive, edhe kjo Olimpiadë Dimërore do të sillet e gjitha për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Sicred