Sebastian Vetel me Ferrarin e tij do të niset i pari në Çmimin e Madh të Kanadasë në garën e tij që zhvillohet të dielën. Pas tij janë Botas dhe Verstapen, ndërsa Hamilton do të niset nga vendi i katërt. “Makina ishte fantastike sot. Falenderoj skuadrën për mundësinë që më dha”, deklaroi Vettel pas përfundimit të garave kualifikuese ku shënoi edhe rekordin e pistës me 1.10.764. Gara e kualifikueseve për Çmimin e Madh të Kanadasë ishte një garë e fortë mes gjashtë prej pilotëve më të mirë që ka aktualisht Formula 1. Ajo do të sillet drejtëpërdrejt nga rrjeti RTSH duke nisur nga ora 19.45.
