KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vetel fiton Çmimin e Madh të Kanadasë
Vetel fiton Çmimin e Madh të Kanadasë

Vetel fiton Çmimin e Madh të Kanadasë

Sebastian Vetel me Ferrarin e tij ka fituar Çmimin e Madh në Montreal të Kanadasë në Formula 1. Vetel i cili u nis i pari, dominoi gjatë 70 xhirove të garës duke dhënë kohë mjaft të mira. I dyti u rendit Botas dhe i treti Verstapen.  Kjo ishte gara e shtatë e këtij sezoni në Formula 1. Fitorja e Vetelit ishte dhe fitorja e parë e Ferrarit në Montreal që nga vitit 2004. Piloti gjerman u ngjit me këtë rast në podiumin e pilotëve duke kryesuar me 121 pikë, një pikë më shumë se rivali i tij Hamilton. Emocionet e garës së Formula 1 si zakonisht këtë sezon i solli RTSH.

Para Mbrapa
Nis gara për Çmimin e Madh të Kanadasë, drejtpërdrejt në RTSH
Vetel fiton Çmimin e Madh të Kanadasë
Para Mbrapa
Sicred