KRYEFAQJA » LAJME » Vetëdorëzohet Klement Balili, “Eskobari i Ballkanit”
Vetëdorëzohet Klement Balili, "Eskobari i Ballkanit"

Vetëdorëzohet Klement Balili, “Eskobari i Ballkanit”

Ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar paraditen e së martës në rrjete sociale se Klement Balili është vetëdorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas zotit Berisha njoftimi i ka mbërritur atij nga “qytetari dixhital”, por nuk është konfirmuar nga policia. Megjithatë burime të besueshme për RTSH e konfirmojnë këtë lajm. Gjithnjë sipas zotit Berisha , Balili është shoqëruar drejt Tiranës nga nipi i tij Rigels Balili, i cili është kryetar i Bashkisë së Delvinës. I konsideruar “Eskobari i Ballkanit” Klement Balili akuzohet për disa verpa penale, ndër to dhe trafik ndërkombëtar droge. Ai ishte në kërkim prej afro 2 vjetësh dhe disa operacione për arrestimin e tij kishin dështuar. Vetë Balili i ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij

Sicred