KRYEFAQJA » LAJME » Veseli, takim me Bashen dhe Presidentin Meta
Veseli, takim me Bashen dhe Presidentin Meta

Veseli, takim me Bashen dhe Presidentin Meta

Në vazhdim të axhendës zyrtare në Tiranë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është pritur dhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta i cili theksoi gjatë takimit se Kosova ka nevojë të menjëhershme për konsensus politik të brendshëm dhe gjithëpërfshirje në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë. Sipas z. Meta, situata kërkon që shumica qeverisëse të krijoj një klimë më gjithëpërfshirëse në raport me opozitën, por edhe opozita duhet të marrë përgjegjësitë e veta ne këtë moment historik. Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit me Kadri Veselin dha mbështetje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në funksion të normalizimit të marrëdhënieve. Basha shprehu bindjen se ky dialog mund të bazohet sipas tij vetëm mbi realitetin e njohur dhe të gjithë pranuar botërisht dhe jo të rikthejë çështje që janë mbyllur pas një investimi prej dekadash.

Sicred