KRYEFAQJA » LAJME » Veseli: Eshtrat e Hasan Prishtinës të prehen në Kosovë
Veseli: Eshtrat e Hasan Prishtinës të prehen në Kosovë

Veseli: Eshtrat e Hasan Prishtinës të prehen në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se u ka dërguar një letër zyrtare autoriteteve shtetërore në Tiranë që eshtrat e Hasan Prishtinës të prehen në Kosovë. Iniciativa është ndërmarrë në 85 vjetorin e vdekjes së themeluesit të Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës dhe heroit të madh të Pavarësisë së Shqipërisë. “Në këtë vit të nderimit kombëtar për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, dhe në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të krijimit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, kam marrë iniciativën që eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë dhe në një ceremoni shtetërore të varrosën në Prishtinë, në vendin ku prehen Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës dhe Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare në Kosovë” bën të ditur në Fejsbuk zoti veseli. “Për këtë qëllim u kam dërguar një letër autoriteteve shtetërore në Tiranë, që të na mbështesin në këtë inciativë domethënëse për memorien dhe identitetin shtetëror të Kosovës. Kosova nuk i harron bijtë e vetë, heronjtë e saj. Ata, si gjithmonë, kthehen të fundit nga betejat!” shkruan Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Sicred