KRYEFAQJA » LAJME » Verilindja përfshihet nga bora
Verilindja përfshihet nga bora

Verilindja përfshihet nga bora

Reshjet e borës kanë përfshirë gjithë rajonin e verilindjes të Shqipërisë ndërsa temperaturat kanë zbritur me disa gradë. Në pellgun e Kukësit reshjet kanë qenë me intensitet të dobët ndërsa në zonat e lartësisë mbi 1.500 mbi nevelin e detit intensiteti i reshjeve të borës ka qenë mesatar.
Rrugët kombëtare në të gjithë rajonin e Kukëist janë të kalueshme pa zinxhirë. Edhe te Tuneli i Kalimashit që është pika më e lartë e rrugës së kombit 850 m mbi nivelin e detit, qarkullimi vijon pa probleme. PunëtorEt e firmës së mirmbajtjes kanë hedhur kripë në trase dhe janë në gatishmëri me mjete borëpastruese.
Specialistët e qarkullimit rrugor porositin drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në orët darkës kur temperatura ulet disa gradë nën zero. Sinoptikanët parashikojnë që në orët e mbrëmjes do të ket intesifikim të reshjeve ndërsa temperaturat në të dy esktremumet do të luhaten nga -4 në 12°C.

Sicred