KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Venezuelë; Votimi për referendumin kundër presidentit
Venezuelë, Votimi, për referendumin, kundër presidentit

Venezuelë; Votimi për referendumin kundër presidentit

Një infermiere 61-vjeçare u qëllua për vdekje ndërsa priste të votonte në një referendum jozyrtar të organizuar nga opozita në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas. Disa persona në motoçikleta kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të radhës së njerzve duke vrarë gruan e duke plagosur 3 të tjerë. Venezuela është në krizë dhe mbi 100 persona kanë humbur jetën gjatë trazirave politike që prej muajit Prill. Sipas një grupi akademikësh që monitoroi referendumin më shumë se 7 milionë njerëz votuan të Dieleë. Pjesëmarrja ka qenë më e ulët krahasuar me 7.7 milionë njerëzit që votuan për kandidatët opozitarë në zgjedhjet parlamentare të 2015-s, në një vend ku zgjedhësit e regjistruar janë 19.5 milionë. 98 përqind e votueseve i thanë jo asamblesë së re të propozuar nga presidenti Nicolas Maduro dhe mbështetën thirrjen për zhvillimin e zgjedhjeve të reja para përfundimit të mandatit të tij në 2019-n. Ata votuan gjithashtu që ushtria të mbrojë kushtetutën aktuale. Opozita fajësoi një bandë paraushtarake për sulmin me armë.