KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Venezuelë: Krerët e opozitës akuzohen për tradhëti ndaj vendit

Venezuelë: Krerët e opozitës akuzohen për tradhëti ndaj vendit

Asambleja e re kushtetuese e Venezuelës ka votuar njëzëri që liderët e opozitës së atij vendi të gjykohen për tradhti. Asambleja u shpreh se do të ndiqte ata që ajo i akuzon për mbështetje të sanksioneve ekonomike të Amerikës ndaj vendit. Uashingtoni i ka miratuar këto masa në kundërpërgjigje të asaj që ai e quan “diktatura” e presidentit Nikolas Maduro. Gjatë ditës së martë, anëtarët e asamblesë, miratuan njëzëri një dekret që bën thirrje për hetimin e tradhëtarëve që mbështetën sanksionet ekonomike, por pa dhënë emra njerëzish specifik. Në fillim të këtij muaji, asambleja kushtetuese, e cila përbëhet nga mbështetës së qeverisë, mori të gjitha fuqitë e parlamentit që më parë drejtohej nga opozita. Në datën 25 gusht, Presidenti Amerikan Donald Tramp nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ndalimin e blerjes së aksioneve të lëshuara nga Venezuela apo kompania e saj shtetërore e naftës. Arsyet e tij përfshinin shkeljen serioze të të drejtave të njeriut, si dhe krijimin e paligjshëm të asamblesë kushtetuese, të cilën SHBA-të e akuzojnë për uzurpim të parlamentit të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Sicred