KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Venezuelë, Gjykata e Lartë sulmohet me granata të lëshuara nga një helikopter
Venezuelë, Gjykata e Lartë sulmohet me granata të lëshuara nga një helikopter

Venezuelë, Gjykata e Lartë sulmohet me granata të lëshuara nga një helikopter

Gjykata e Lartë e Venezuelës është sulmuar me granata të lëshuara nga një helikopter, episod ky që e shtyu Presidentin Nicolas Maduro të flasë për “sulm terrorist”. Oficeri i policisë i cili pilotonte mjetin e vjedhur fluturues lëshoi një deklaratë ku denoncohej ajo që ai e quan “një qeveri kriminale”. Maduro përballet prej muajsh me protesta masive mes krizës politike dhe asaj ekonomike që ka pllakosur vendin dhe Gjykata e Lartë është institucioni i kritikuar rregullisht nga opozita se me vendimet e saj e forcon kapjen e tij të pushtetit. Sipas zyrtarëve vendas, mbi gjykatë janë hedhur katër granata e ka pasur edhe 15 të shtëna në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Nuk ka raporte për të plagosur, por Maduro pretendon se në ambientet e Gjykatës së Lartë po zhvillohej një “aktivitet social” e thotë se sulmi mund të ketë shkaktuar me dhjetëra vdekje. Kundërshtarët e qeverisë në Venezuelë duken të vendosur t’i vazhdojnë protestat e rrugës derisa të shpallen zgjedhjet e reja e të përmbyset qeveria aktuale.

Sicred