KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Venezuelë, atentati ndaj Maduros, arrestohen 14 persona

Venezuelë, atentati ndaj Maduros, arrestohen 14 persona

Autoritetet venezueliane thonë se kanë arrestuar 14 persona të tjerë në lidhje me përpjekjen e dyshuar për të vrarë Presidentin e vendit, Nikolas Maduro. Ndër të ndaluarit janë një gjeneral dhe një kolonel nga Garda Kombëtare. Presidenti Maduro ka akuzuar politikanët e opozitës dhe Kolumbinë fqinje për komplotimin për ta vrarë atë me një sulm droni gjatë një parade ushtarake në kryeqytetin Karakas, më 4 gusht. Kryeprokurori Tarek Saab tha se 12 persona të tjerë ishin deri tani në paraburgim. Venezuela ka lëshuar 27 urdhër-arreste për atentatin ndaj Maduros. Të arrestuarit e mëparshëm përfshijnë një ligjvënës dhe disa të rinj. Autoritetet venezueliane thonë se të dyshuarit e tjerë janë ende të lirë dhe fshihen në Kolumbi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Maduro akuzoi Kolumbinë dhe elementë brenda SHBA-së për komplot për ta vrarë atë. Qeveria kolumbiane thotë se nuk ka bazë për akuzat e Maduros, ndërsa Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, John Bolton mohoi çdo përfshirje amerikane në incident.

Sicred