KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Venezuela, atentati ndaj Maduros, arrestohen 6 persona
Venezuelë, atentati ndaj Maduros, arrestohen 14 persona

Venezuela, atentati ndaj Maduros, arrestohen 6 persona

Ministri i Brendshëm dhe ai drejtësisë në Venezuelë Nestor Reverol, konfirmoi se gjashtë të dyshuar si terroristë janë arrestuar për atentatin e dështuar të së shtunës me drone me eksplozivë, në Karakas, ndaj presidentit të vendit, Nikolas Maduro. Reverol shtoi se autorët janë identifikuar plotësisht dhe ata që kanë urdhëruar vrasjen, Brenda dhe jashtë territorit të vendit. Sipas tij nuk përjashtohen arrestime të tjera. Tre ushtarë janë në gjendje kritike për jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur për të mbrojtur Maduron nga shpërthimi që u shkaktua nga dy dronë të komanduar nga distanca. Një nga dy dronët që fluturonte mbi tribunën ku po fliste Maduro u ç’orientua nga një sinjal duke dalë jashtë perimetrit të planifikuar nga vrasësit, ndërsa droni u dytë humbi kontrollin dhe u përplas. Në pamjet e transmetuara në televizione të ndryshme, duket Maduro që sheh lart pasi ka dëgjuar një shpërthim, truprojet e mbulojnë dhe mbrojnë, por nuk duket asnjë dron. Më pas transmetimi i drejtpërdrejtë televiziv u ndërpre. Një grup rebel civil dhe ushtaraki vetëquajtur “Lëvizja Kombëtare e Ushtarëve me T-shirt”, mori përpsipër përgjegjësinë e shpërthimit. Grupi shprehej se është në kundërshtim me nderin ushtarak që të qëndrojë besnik ndaj qeverisë së atyre që jo vetëm kanë harruar kushtetutën, por që shfrytëzojnë gjithçka vetëm për të pasuruar veten.

Sicred