KRYEFAQJA » LAJME » Venecia për “Vetingun” e politikanëve: Propozimet nuk japin garanci, rrezikojnë abuzim me pushtetin

Venecia për “Vetingun” e politikanëve: Propozimet nuk japin garanci, rrezikojnë abuzim me pushtetin

Venecia i dha fund debatit politik në Shqipëri për Vettingun e politikanëve dhe të të zgjedhurve. Komisioni pas nje seance plenare të lajmëruar kohë më parë publikoi opinionin për Shqipërinë sipas të cilit propozimet kushtetuese nuk japin garanci madje mund të çojnë në abuzim me pushtetin.
Opinioni i Komisionit të Venecias vjen edhe pasi përfaqësues të tij erdhën në Tiranë për tu njohur nga forcat politike me argumenta që ata kanë për këto propozime që preknin kushtetutën me qëllim kontrollin e politikanëve.
Që në rreshtat e parë të opinionit thuhet se propozimet kushtetuese për vetting mbi politikanët dështojnë të sigurojnë orientim dhe masa mbrojtëse dhe mund të çojnë në abuzim me pushtetin.
Opinioni vlerëson se projekt-propozimet kushtetuese që mundësojnë verifikimin e politikanëve në Shqipëri, duke përfshirë edhe vlerësimin mbi marrëdhëniet e tyre me krimin e organizuar, nuk qartësojnë se cila është trupa që do të bëjë vettingun dhe nëse kjo trupë do të jetë e karakterit gjyqësor apo një trupë e pavarur.
Opinioni vlereson se ka paqartësi ligjore nëse do të ketë përjashtime përfundimtare apo të kufizuara nga sistemi politik dhe se ky proçes nuk do të përdoret mbi paragjykime politike ose në mënyre arbitrare.
Propozimet, thuhet më tej, dështojnë të tregojnë se cilat konsiderohen kontakte me persona të caktuar dhe çfarë do të thotë të përfshihesh në krimin e organizuar.
Komisioni i Venecias thotë se hapat e metejshëm duhen ndërrmarrë në parlament duke nxitur dialogun mes të gjitha forcave politike dhe shoqërisë në tërësi, në interes të demokracisë në Shqipëri.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com