KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Vendosja e TVSH, Rama: Basha lobon në emër të oligarkëve!
Qeveria i jep zgjidhje borxhit të madh të rimbursimit të TVSH, gati projektligji

Vendosja e TVSH, Rama: Basha lobon në emër të oligarkëve!

Vendosja e TVSH-së edhe për biznesin e vogël, ka sjellë reagime dhe kundërreagime në politikë. E ndërsa Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe deklaroi se Basha iu shërben oligarkëve që kanë kapur ekonominë, nuk ka vonuar dhe qëndrimi i kryeministrit Rama në rrjetin social Facebook. Sipas zoti Rama, opozita është bërë Front i Mbrojtjes së Informalitetit të Biznesit të Madh, duke gënjyer e propaganduar broçkulla, për të përhapur panik tek biznesi i vogël. Për kryeministrin, pragu në 12 milion është skema që po i kërkojnë oligarkët kreut të opozitës Basha, i cili sipas zoti Rama po lobon në emër të tyre, duke përdorur të vegjëlit. Veç kësaj, zoti Rama shkruan në postimin e tij se vitin e ardhshëm do ketë më shumë të ardhura dhe konkurencë të ndershme në ekonomi.

Sicred