KRYEFAQJA » LAJME » Vendoset të mërkuren fati i “kasapit të Bosnjës” Ratko Mlladiç

Vendoset të mërkuren fati i “kasapit të Bosnjës” Ratko Mlladiç

Gjykata ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në ish-jugosllavi, do të shpallë në datën 22 nëntor vendimin e saj ndaj ish-komandatit ushtarak të serbëve të Boshnjës, Ratko Mlladiç, i njohur ndryshe edhe si kasapi i Bosnjes. Komandati i pashpirt i trupave të serbëve të Bosnjës në vitet 90-të, u bë simboli i një plani barbar për të pastruar territoret boshnjake nga kroatët dhe muslimanët. 75 vjeçari Mlladiç akuzohet se ka urdhëruar ushtrinë për të sulmuar civilët në Sarajevë dhe për të ekzekutuar 8 mijë muslimanë boshnjakë në Srebrenicë në korrik të vitit 1995. Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, vendosi se forcat serbe kishin kryer gjenocid në Bosnjë. Ndërkohë, Mlladiç u kap në vitin 2011, pas 16 vitesh në arrati, dhe iu dorëzua gjykatës ndërkombëtare. Në 2012-ën, filloi gjyqi ndaj tij mbi bazën e 11 akuzave, përfshi genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai i hodhi poshtë akuzat, duke i quajtur ato si të neveritshme. Gjykimi i tij është i fundit në Gjykatën ndërkombëtare për krime lufte, ngritur nga Haga në vitin 1993 për të denuar krimet e kryera gjatë luftërave në Ballkan, në fillim të viteve ’90. Në vitin 2016-të, kjo gjykatë shpalli fajtor shefin politik të Mlladicit, Radovan Karaxhiçin, ndaj të cilit ishin ngritur akuza të ngjashme, përfshi edhe genocid. Karaxhiç u dënua me 40 vjet burg.

Sicred