KRYEFAQJA » LAJME » Vendosen radarët automatikë, tani gjoba, por dhe shpërblime
Vendosen radarët automatikë, tani gjoba, por dhe shpërblime

Vendosen radarët automatikë, tani gjoba, por dhe shpërblime

 

Vendosja e radarëve të padukshëm do të jetë mjeti më i ri që do të përdorë policia rrugore anembanë vendit për të kontrolluar qarkullimin e automjeteve. Funksionimi i tyre është automatik dhe prania fizike e policit të qarkullimit rrugor nuk do të jetë e nevojshme. Radari fotografon çdo ngjarje dhe më pas në bazë të identifikimit fotografik të targave, shkelësve ju dërgohet gjoba në shtëpi në adresat përkatëse. Autoritetet e policisë thonë se një mënyrë e tillë kontrolli shmang abuzimet dhe rastet e korruptimit.
Por për herë të parë policia rrugore nuk do të ketë në vëmëndje vetëm shkelësit e ligjit, por edhe ata që e zbatojnë atë rigorozisht. Policia rrugore ka ndërmarrë një nismë për të vlerësuar ata drejtues mjetesh që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Madje ajo ka shkuar edhe më tej. Për 20 drejtuesit e mjeteve që respektojnë shpejtësinë e lejuar do të dhurohen 20 polica sigurimi përmes një shorteu që do të jetë në ambientet e Policisë së Shtetit. “Kemi vendosur të lançojmë sot “Drejtuesin e mjetit model”, i cili respekton rregullat e qarkullimit në kufijtë e lejuar të normave të shpejtësisë” tha Ervin Dervishi, specialist i sigurisë rrugore.

Sicred