KRYEFAQJA » LAJME » Vendimi për të lehtësuar vrasësin e policëve nuk ka qenë unanim
Vendimi për të lehtësuar vrasësin e policëve nuk ka qenë unanim

Vendimi për të lehtësuar vrasësin e policëve nuk ka qenë unanim

Vendimi për Dritan Dajtin dhënë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda nuk ka marrë dakortësinë e plotë nga të gjithë anëtarët e trupës gjykuese. Këtë e bën të ditur vetë kreu i trupës Gjykuese Fuat Vjerdha i cili ka postuar në profilin e tij në facebook vendimin e dhënë, ku në nënshkrimin e vendimit shënohet se Vjerdha dhe gjyqtarja Lindita Hoxha kanë qënë pjesërisht dakord. Dy gjyqtarët kanë nënshkruar që për Dritan Dajtin të mbetet në fuqi vendimi i gjykatës së Shkallës së Parë që e dënon atë me burgim të përjetshëm, por kundër pikës së dytë, për pranimin e gjykimit të shkurtuar e cila e ul dënimin në 25 vite burg. Ndërsa pro këtij vendimi kanë votuar gjyqtarët Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini. Që nga dhënia e tij , pasditen e të premtes vendimi shkaktoi reagime të forta nga qeveria, opozita dhe opinioni publik, ndërsa prokuroria po përgatitet për rekurs të dosjes në Gjykatën e Lartë. Trupa gjykuese që dha vendimin përbëhej nga Fuat Vjerdha, që është edhe kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, anëtarët janë Lindita Hoxha e Aleks Nikolli, gjyqtarë po në Gjykatën e Apelit Shkodër. Ndërsa, pesëshja e gjyqtarëve u plotësua me dy gjyqtarët e tjerë Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të Apelit në Vlorë.

Sicred