KRYEFAQJA » LAJME » Vendimi për Dajtin, Meta: KLGJ dhe Prokuroria të vihen në lëvizje!

Vendimi për Dajtin, Meta: KLGJ dhe Prokuroria të vihen në lëvizje!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar këtë të hënë, për vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin, i cili vrau 4 policë dhe u dënua me 25 vite burg si rezultat i gjykimit të shkurtuar.

Meta tha se është Këshilli i Lartë i Gjyqësorit  dhe Prokuroria, të cilat duhet të vihen në lëvizje për të verifikuar dhe hetuar çështjen, duke mbështetur kështu edhe kreun e delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca.

Reagimi i Metës vjen një ditë pas reagimit të dy ministrave Etilda Gjonaj dhe Sandër Lleshaj, të cilët kërkuan që çështja të shkojë deri në Gjykatën e Lartë për rrëzimin e vendimit.

Sicred