KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vendimet për ish zyrtarët e lartë të qeverisë separatiste katalanase

Vendimet për ish zyrtarët e lartë të qeverisë separatiste katalanase

Një gjykatë spanjolle vendosi se dy nga tetë ish zyrtarët e lartë të qeverisë separatiste katalanase, të cilët u ndaluan në datën 2 nëntor, do të vijojnë të vuajnë masën e arrestit me burg. Gjashtë të tjerët janë liruar me kusht kundrejt një pagese prej 100 mijë euro, secili. Në burg do të qëndrojnë edhe dy drejtues të aktivistëve për ndarjen e krahinës nga Spanja, Politikanët akuzohen për rebelim dhe krijim trazirash pas shpalljes së paligjshme të pavarëisë së krahinës. Rebelimi është konsiderohet si një nga krimet më të rënda në Spanjë, dhe për të mund të dënohesh deri në 30 vjet burg. Ministrat kanë qenë në arrest me burg që nga data 2 nëntor. Ndërkohë ish presidenti i krahinës Karlos Puixhdemon dhe katër anëtarë të tjerë të qeverisë pritet të paraqiten sot para një gjykate në Bruksel, ku ndoshta mund të jepet vendimi nëse do të ekstradohen apo jo në Spanjë. Pasi separatistët katalanas shpallën pavarësinë në muajin tetor, Spanja vendosi sundimin e saj të drejtëpërdrejtë në krahinë dhe mbajtjen e zgjedhjeven rajonale në datën 21 dhjetor të këtij viti.

Sicred