KRYEFAQJA » LAJME » Vendimet e Gjykatës së Lartë për Brocin, Bicin dhe Rreshkën
Vendimet e Gjykatës së Lartë për Brocin, Bicin dhe Rreshkën

Vendimet e Gjykatës së Lartë për Brocin, Bicin dhe Rreshkën

Fundoset me turp imazhi i Gjykatës së Lartë. Sot u shkarkua nga detyra Artan Broci, i cili mbante edhe detyrën e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pas tij u dha vendimi për anëtarin e fundit të Gjykatës së Lartë, Medi Bici, i cili u konfirmua në detyrë. Gjykata e Lartë mbetet tani me 4 gjyqtarë nga 9 që kishte në detyrë, dhe e pafuqishme për të marrë vendime. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha sot vendim edhe për prokurorin Dritan Rreshka, kandidat për Këshillin e Prokurorisë. Sot mund të konsiderohet i mbyllur procesi i “Vetting-ut” për Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe për kandidatët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sicred