KRYEFAQJA » LAJME » Vendi » Xhakollari: Kujdes! Po vjen bora, por edhe shiu!

Xhakollari: Kujdes! Po vjen bora, por edhe shiu!

Festat e Nëntorit do ta gjejnë Shqipërinë të mbuluar nga dëbora. Nga nesër fjollat e saj të bardha do të bien në veri, verilindje, por edhe juglindje të vendit. Jo vetëm në zona rurale, ku ajo parashikohet të arrijë deri në 20-30 cm, por dëbora do të mbulojë edhe qytetet e këtyre zonave, deri në 10 cm. Bashkë me rënien e saj, edhe temperaturat do të ulen deri në -5 gradë Celcius. Meteorologia e RTSH Rezarta Xhakollari thotë se “Duke nisur nga dita e hënë, gjithë vendi ynë do të preket nga masa të ftohta artktike, do të rifillojnë rreshjet e borës në virilindje dhe juglindje të vendit të cilat do të jenë me intensitet deri mesatar”. Ajo shton se në Alpet e Shqipërisë, veriliondje dhe juglindje të vendit, në zonat e thella malore parashikohet që trashësia e borës ti kalojë 20-30 centimetra. Ndërsa në zonat urbane rreshjet e borës do të jenë me intensitet më të ulët. Ato do të prekin qytetet juglindore të Korçës, Pogradecit, Peshkopisë, të cilët janë 600-800 metra mbi nivelin e detit, ku rreshjet e borës do të krijojnë një trashësi 5-10 centimetra”.
Por veç borës, kjo javë pritet të sjellë edhe reshje të mëdha shiu në veriperëndim, qendër dhe jug të vendit. Reshjet bëhen alarmante, pasi parashikohen edhe përmbytje në zonat e Shkodrës dhe Lezhës gjithmonë të rrezikuara nga përmbytjet. Meteorologia e RTSH Rezarta Xhakollari thotë se “Ditën e enjte do të kemi rreshje shiu me intensitet të lartë të cilat do të fillojnë që në mëngjes, ndërsa në mesditë parashikohen në veriperëndim, Shkodër, Lezhë e kryeqytet. Pas dite rreshjet parashikohen që rreshjet të intensifikohen edhe në jug të vendit kryesisht në bregdetin e Jonit”. Meteorologia Xhakollari bën thirrje për kujdes pasi këto zona rrezikohen nga përmbytjet pasi rreshjet, sipas modeleve matematikore në harkun kohor të 24 orëve të jenë deri në 80-90 mm shi.
Vetëm fundjava sjell qetësim të natyrës, të reshjeve të saj të dëborës dhe shiut. “Ditën e premte dhe të shtunë rreshjet do të mbeten, por do të jenë me intensitet të pakët deri në mesatar” thotë Meteorologia e RTSH Rezarta Xhakollari.

Sicred