KRYEFAQJA » LAJME » Vendi » Vrasja e 22 vjeçarit Marvin Mihali, prosesi merr kthesë të rëndësishme
Vrasësit e Mihalit do të qëndrojnë në burg

Vrasja e 22 vjeçarit Marvin Mihali, prosesi merr kthesë të rëndësishme

Procesi gjyqësor për vrasjen e 22 vjeçarit Marvin Mihali, i cili një vitë më parë u godit me thikë pranë Stadiumit “Selman Stërmasi”, siç u tha “për një karikues celulari”, ka marrë një kthesë të rëndësishme. Gjykata e Tiranës ka pranuar të hënën kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e akuzës “nga moskallzim krimi” në “bashkëpunëtor në vrasje” për tre personat. Pas këtij vendimi Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, do të duhet të rikthehen në qeli. Duket se në vendimin e gjykatës ka ndikuar edhe dalja videos së ngjarjes, e cila jepte hollësi. Lirimi i të akuzuarve pak kohë më parë solli reagim të ashpër të prindërve të Marvi Mihali, të afërmve të tij dhe opinionit. Babai i tij, ish atleti i njohur Pavllo Mihali, mjaftë i dëshpëruar tha se drejtësia po e detyronte të bënte vetëgjyqësi.

Sicred