KRYEFAQJA » LAJME » Rajoni » Svilanoviç: Pyetja “Çfarë BE-je qëndron më tepër se “kur” do të ndodhë zgjerimi”
Svilanoviç: Pyetja "Çfarë BE-je qëndron më tepër se "kur" do të ndodhë zgjerimi"

Svilanoviç: Pyetja “Çfarë BE-je qëndron më tepër se “kur” do të ndodhë zgjerimi”

Liderët e BE-së duhet t’i mbajnë hapur dyert për BP, në të njëjtën kohë që nuk duhet të tremben nga vendosja e standarteve për çdo hap në rrugë, duke përfshirë procesin e fundit. Ish ministri i jashtëm serb Svilanoviç, aktualisht kreu i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ka komentuar situatën pas vendimit të fundit të Këshillit Europian për Shqipërinë e Maqedoninë si tregues të asaj që ai e ka quajtur se vendet e Ballkanit kanë nevojë të dinë se çfarë BE-je do t’i bashkohen. Në një intervistë për platformën Ballkani Perëndimor europian, zoti Svilanoviç arsyeton se pyetja “Çfarë BE-je qëndron më tepër se “kur” do të ndodhë zgjerimi.
“Udhëheqësit e BE duhet të menaxhojnë më shumë ndryshimin e BE-së. Nuk e dimë sot se çfarë BE-ja duhet të bashkohemi nesër. “Çfarë BE” është më shumë një pyetje për mua se sa “kur” do të ndodhë kjo?” tha zoti Zvilanoviç. “Ne në Ballkan kemi nevojë për vite për të përmirësuar si ekonomikisht, e sidomos kur kemi të bëjmë me respektimin e sundimit të ligjit. Unë nuk kam asnjë dyshim se ne mund ta bëjmë atë. BE-ja vazhdimisht nënvlerëson rëndësinë e vendosjes së datave për arritjen e disa standardeve. Prandaj, do të këmbëngulja për angazhime të qarta në të dy anët, në vendet tona dhe në BE. Kjo vlen për vitin 2025 ose ndonjë datë tjetër si një horizont” shtoi ai.
Por ndërsa pranon se në Ballkan ka nevojë me vite për realizimin e standarteve, në qëndrimin e një prej strukturave më autoritare në pikëpamje të fondeve dhe ofrimit të politikave nga rajoni për BE-në, zoti Svilanoviç inkurajon edhe ndryshime kontraktuale në marrëdhënie e sipër . ” Duke marrë parasysh riorganizimin e nevojshëm të Unionit, ndërsa angazhohen në ndryshimin e BE-së, liderët e BE-së duhet t’i mbajnë hapur dyert për Ballkanin Perëndimor, por nuk duhet të tremben nga vendosja e standarteve për çdo hap në rrugë, duke përfshirë edhe procesin e fundit. Unë e kuptoj ndjeshmërinë e pranimit në sytë e qytetarëve të BE-së, por BE-ja ka nevojë për vendim të guximshëm në aspektin gjeopolitik, ekonomik, social dhe kulturor në favor të integrimit të Ballkanit brenda kornizës kohore të parashikueshme” tha kreu aktual i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Svilanoviç .

Sicred