KRYEFAQJA » LAJME » Vendi » Rama: Timoni i shtetit duhet drejtuar vetëm nga PS
Rama: Timoni i shtetit duhet drejtuar vetëm nga PS

Rama: Timoni i shtetit duhet drejtuar vetëm nga PS

Në një takim me fermerët e zonës së Manzës, kryeministri Edi Rama foli për procesin e vettingut, i cili u miratua të hënën në seancën e posaçme parlamentare, të mbledhur pas arritjes së marrëveshjes PS-PD. Për Ramën, zhbllokimi i ketij proçesi, që shënon fillimin e Reformës në Drejtësi, është një moment historik për Shqipërinë, pasi së shpejti fillon dhe pastrimi i Pallatit të Drejtësisë nga të korruptuarit. Sipas tij ky proçes do të mundësojë që politikanët që kanë bërë zullume të paraqiten para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. “Reforma në Drejtësi është operacioni më i rëndë që është bërë në trupin e shtetit në 27 vjet, sepse e çon thikën deri në palcë dhe do pastrojë të gjithë metastazat e kancerit. Po të ishte bërë më parë do ishte më mirë. Po nuk është përgjegjësia jonë dhe nuk është mundësia që ajo që su bë në çerek shekulli të bëhet tak fak” tha zoti Rama.
Kryeministri nuk la pa komentuar as deklaratat që ish deputeti socialist Ben Blushi, aktualisht kreu i partisë LIBRA bëri në kuvend në lidhje me marrëveshjen PS-PD. “Ishte njëri dje që thoshte “katundarë e punëtorë që nga Shkodra deri në Vlorë…”. Ulni volumin e tv dhe shihuni ftyrat. Po ju mbush mendja se këto lloj fytyrash e kanë mendjen tek ju, vazhdoni me ata” tha zoti Rama.
E ndërsa e konsideroi Partinë Demokratike si një kërcënim për vendin, Rama u bëri thirrje gjithë shqiptarëve t’i mundësojnë Partisë Socialiste fitimin e me shume se 71 mandateve në kuvend, në mënyrë që timoni i shtetit, siç u shpreh ai, të drejtohet vetëm nga kjo parti, për të çuar përpara reformat që mundësojnë Shqipërinë si gjithë Europa.

Sicred