KRYEFAQJA » LAJME » Vendi » PD : Taulant Balla sekser për shumëfishimin e pasurisë së trafikantit të drogës
PD : Taulant Balla sekser për shumëfishimin e pasurisë së trafikantit të drogës

PD : Taulant Balla sekser për shumëfishimin e pasurisë së trafikantit të drogës

Partia Demokratike e opozitës vazhdon të këmbënguli në lidhjet me përfitime reciproke mes deputetit socialist Taulant Balla shtetasit Edmond Bego, i cili konsiderohet person që ka patur probleme me drejtësinë. Gazmend Bardhi, ish ministër teknik i drejtësisë në qeverinë Rama, ka paraqitur dokumenta të disa tenderave që sipas tij janë fituar nga Bego me mbështetjen e deputetit socialist Taulant Balla. “‘Prej gati një jave Partia Demokratike ka sjellë prova, të bazuar në dokumenta zyrtarë se trafikanti i drogës, Edmond Bego, u shndërrua në biznesmen të fuqishëm pas miqësisë familjare që lidhi me Taulant Ballën. 10 milionë euro të përfituar nga punimet në rrugën Tiranë Elbasan, 1 miliard lekët për ndërtimin e nënstacionit të Librazhdit, 3 miliardë lekët në disa punë të tjera publike kryesisht në zonën elektorale të Taulant Ballës, në Elbasan” tha ai në një dalje nga selia e PD. “Rreth 14 milionë euro nga buxheti i shtetit, janë fakte të mjaftueshme që prokuroria të nisë kryesisht hetimin për të provuar se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë rolin e sekserit për shumëfishimin e pasurisë së trafikantit të drogës, kompania e të cilit, para miqësisë familjare me Taulant Ballën, ishte në prag falimenti dhe 2 herë nën sekuestro” tha zoti Bardhi, ndërsa kërkoi nga prokuroria nisjen e hetimeve.

Sicred